Pakete me Guide, me Avion
- Toskana (Siena, Chianti, San Gimignano)
- Pisa
- Firence
Nisjet
NË ÇMIM PËRFSHIHET
- Bileta avionit Tiranë – Piza – Tiranë
- Shëtitjet me autobus në atraksionet turistike të qyteteve
- Akomodimi për 2 netë në hotel në Toskana me mëngjes
- Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
- Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
- Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
- Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
Programi i Detajar
Dita 1 : PIZA – FIRENCE
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana për në Piza me fluturim direk
Pas mbërritjes në Piza në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin e Pizës duke shëtitur në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen:
– Kulla e Pises, e cila është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës.
-Sheshi Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si Piazza dei Miracoli ku ndodhet katedralja mesjetare e Pizës.
Pas vizitave në Pisa, nisja drejt qytetit të Firences.
Vazhdojme viziten ne qytetin e Firences ne atraksionet si:
-Porta Rossa , hoteli me i vjeter ne qytet i cili daton qe prej shekullit te XIII.
-Piazza della Signora
-Piazza Duomo Cathedral Santa Maria del Fiore
-Ponte Vecchio
-Uffizi Gallery.
Pas vizitave të qytetit të Firenzes, nisemi drejt hotelit.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Dita 2: TOSKANA
Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë:
-Museo della Opera
-Duomo di Siena
-Piaza del Campo
-Torre di Mangia
Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës.
Pas vizitave, kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 3: TOSKANA
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, do të behet nisja me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës.
Pas përfundimit të vizitës në San Gimignano, nisemi drejt aeroportit të Pisës.
Fluturimi direkt Pisa – Tirane.
Mbërritja në aeroportin e Tiranës në mbrëmje.
Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!
Shenime
Duhet të dini se:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.