VENECIE-VERONA — 3 Dite (2 Nete)
Te perfshira
- Udhetimi vajtje-ardhje me avion
- Akomodimi ne hotel 3*/4* Venecia (Mestre)
- Shoqerues shqiptar gjate qendrimit
- Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimi
- Transfertat dhe Shetitjet me autobus
- Ne avion vetem nje cante (40 x 30x 20cm)
Nisjet
Programi i Detajar
Dita 1: VERONA
Takimi ne aeroportin e Tiranes me shoqeruesin 2
ore perpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tirane – Trevizo. Nisja ne oren
09:00 nga aeroporti i Tiranes – Mberritja ne Trevizo
ne oren 10:40.
Pas procedurave doganore udhetojme per ne
Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne
mes te romances ne qytetin e dashurise, ku mund
te gjeni ende deshmite e tragjedise Shekspiriane ne
ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte nje qytet i rendesishem romak dhe
eshte i pasur ne zona arkeologjike, me i madhi i te
cilave eshte Arena Romake dhe rruget e ngushta te
veshura me pallate te bukura qe perbejne qendren
historike.
Pas vizites ne Verona vazhdimi udhetimi per ne
qytetin e Mestres.
Akomodimi dhe fjetia ne Mestr
Dita 2: Venecia
Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit do te marim anije per te hyre ne
Venecia. Gjate turit panoramik te Venecias do te
keni mundesi te vizitojme:
Sheshi i Shen Markut dhe Pallati i Dukes – nje nga
kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndertuar ne
vitet 1309 – 1324, pallati pervec se rezidence e
Dukes se Venecias, ka qene gjithashtu qender e
shume institucioneve te tjera politike si burgjet e
vjetra apo gjykata e larte, deri kur Venecia u
pushtua nga Napoleoni ne vitin 1797. Nje nder te
burgosurit e pallatit te Dukes ka qene dhe
donzhuani i famshem Xhakomo Kasanova, i cili u
denua me 5 vjet.
Bazilika e Shen Markut – nje nga shembujt me te
mire te arkitektures bizantine. Per shkak te
mozaikeve bizantine dhe statusit te saj si simbol i
fuqise dhe pasurise se Venecias njihet me emrin
Kisha e Arte.
Kulla e Ores – ndertese e shekullit te XV. Ora eshte
vendosur ne pozicion te tille qe te mund te
shikohej nga ujerat e lagunes, dhe te mund ti
tregonte te gjitheve vizitoreve per pasurine dhe
pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shen Markut – nje nga simbolet e
qytetit. Kulla eshte 98.6 m e larte dhe gjendet
perballe bazilikes se Shen Markut. Filloi te
ndertohej ne shekullin e IX, dhe perfundoi ne
shekullin e XII.
Me pas do te kemi mundesi te vizitojme Uren
Rialto, nje nga urat me te rendesishme dhe me
romantike te qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shetitje me gondola ne Venecia.
Gjate ketij shetitjes me gondola kemi mundesine te
eksplorojme disa nga brigjet me interesante te
Venecias.
Vizita fillon ne ishullin e Muranos, popullsia e te
cilit dallohet per punime artizanale, kryesisht per
perpunimin e xhamit. Shetitja me pas vazhdon ne
brigjet e Venecias, duke u shnderruar ne nje kujtim
te paharrueshem gjate kohes se qendrimit ne kete
qytet.
Kthimi ne mbremje ne Mestre dhe akomodimi ne
hotel.
Dita 3: MESTRE – TERVIZO
Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit kohe e lire per te vizituar qytezen e
bukur te Mestres
Nisja ne oren 11:00 per ne aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo ne oren 14:00 dhe
mberritja ne Tirane ne oren 15:40
Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!
Shenime
Duhet të dini se:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.