STAMBOLL – SELANIK

Pakete me Guide, me Autobus

Pakete me Guide, me Autobus

Nisjet

NË ÇMIM PËRFSHIHET

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET

Programi i Detajar

DITA 1

Nisja do të bëhet si më poshtë një ditë përpara udhëtimit.

-Nisja nga Tirana në orën 19:00
-Nisja nga Durrësi në orën 17:30
-Nisja nga Elbasani në orën 19:30
*Vazhdojmë udhëtimin në drejtim të Stambolli, nëpërmjet Selanikut. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare mbërrijmë në Stamboll.
*Akomodimi në hotel në Stamboll.

Pasdite kohë e lirë.

DITA 2

*Pas mëngjesit në hotel në shoqërinë e guidës nisim turin e vizitave në Stamboll dhe i drejtohemi pikave më të bukura të këtij qyteti.
Turi fillon me vizitën e Xhamisë Blu (një ndër simbolet e madhështisë se Stambollit), dheKishen e Shen Sofise me madheshtoria ne boten Ortodokse (vecantia e se ciles eshte se ne brendesi te saj do te gjeni elemente te kishes dhe xhamise te nderthura se bashku, pasi kisha e Shen Sofise u shenderruar ne xhami per disa shekuj perpara se te kthehej perseri ne kishe).
Vazhdimi i vizitave “Sarajet e Topkapise”. Vizita e Topkapise do te jete si nje udhetim ne kohe i arkitektures dhe kultures qe secili sulltan ka sjellur gjate sundimit te tij ne perandorine osmane.
*Pas mbarimit te vizitave, kohe e lire per te shopping ne pazarin e famshem turk, ne Grand Baazar
*Kthimi ne hotel
*Gjate darkes per klientet qe duan te festojne (opsionale) do te organizohet “Nata Turke” ne traget duke lundruar nen petkun e dritave te Stambollit, me darke dhe pije pa limit dhe program muzikor,

DITA 3

*Pas mengjesit ne hotel ne shoqerine e guides vahzdojme vizitat e Stambollit me akuriumin te bukur Florya, dhe muzeun Panorama 1453, per te vazhduar me pas drejt stacioneve te trageteve Eminoy ku do te lundrojme me anije për dy – tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa dhe per tu njohur me legjenden e saj si te nje perralle.
*Pasdite do te vizitoime pallatin mbreteror te Dollmabahces me arkitekturen mbreslenese ku gershetohen motivet e perendimit dhe te lindjes.
*Pas vizites se Dolmabahces, vizite ne sheshim taksim. Kohe e lire per te shijuar darken ne restorantet e zones.
*Pas darkes kthimi ne hotel.

DITA 4

*Mengjesi ne hotel.
*Nisja drejt Shqiperise duke udhetuar nga segmenti Stamboll – Selanik – Tirane.
Ndalesa te shkurtra gjate rruges per pushime.
Vizite qytetit te Selanikut si Kulla e Bardhe, Sheshi Aristoteli, etj.
Pas vizites ne Selanik nisemi per Tirane, Durres, Elbasan.
Mberritja ne darke.

Shenime

Duhet të dini se:

➤ Tirana në orën 19:00  nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ Durrës në orën 17:30 nga Stacioni i Trenit
➤ Elbasan në orën 19:30 nga kryqëzimi i Cërrikut

➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 99€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës

1) Për këtë udhëtim për kalimin e doganës nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues (Pashaporta) nuk duhet të jetë i dëmtuar ose i thyer.
2) Për të hyrë në shtetin e Turqisë, ju duhet të keni mbi 150 ditë vlefshmëri nga datat e skadencës në pashaportë.
2, a) KUJDES… Nëse keni vlefshmëri skadencë në pashaportë nga 150 – 90 ditë atëherë ju nevojitet të paguani një vizë turistike (130 euro) e cila paguhet në doganë për të hyrë në Turqi.

► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokalë që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të pëlqen?

Share on Facebook
Share on Twitter
Share on WhatsApp
Share on Pinterest