LEFKADA

LEFKADA — 5 Dite (4 Nete)

Te perfshira

Nisjet

25 Qershor
Çmimi 249€/P

3 Korrik
Çmimi 249€/P

10, 16 Korrik
Çmimi 299€/P

23 Korrik
Çmimi 319€/P

1, 6, 16, 21, 26, 31 Gusht
Çmimi 339€/P

Programi i Detajar

DITA 1: PLAZH NE PARGA

*Nisja nga Tirana ne mengjes ne oren 04.30. Ndalesa te shkurtra rruges per pushime. Kalimi i doganes nga pika kufitare e Qafe Bote.
* Mberritja ne Parga ne drek dhe kohe e lire per plazh ne gjirin e Parges. Guida jone do jete nen asistencen tuaj edhe per sugjerimin e restoranteve per te konsumuar dreken. Pasdite vazhdojme udhetimin drejt Lefkades (Transferta Parga – Lefkada : Kohezgjatja 1 ore e 45 minuta). Akomodimi ne hotel Lefkas 3 yje superior.
* Mbremje e lire per te shijuar jeten e nates ne Lefkada, pasi hotel Lefkas eshte i pozicionuar ne qendren e qytetit ku ju mundeson te shetisni lirshem ne qytetin e Lefkas duke shijuar jeten e nates te qytetit dhe gatimet tradicionale te tavernave te ndryshem buze detit.
* Pozicionimi i hotelit ne qender te qytetit jep komoditetin e perzgjedhjeve te restorantit sipas deshires edhe buxhetit nga ushqimi i shpejt, gjirot qe fillon me cmimin 4 euro, deri tek restorantet me gatime mesdhetare dhe deti.

DITA 2: PLAZH NE KATHISMA

*Mengjesi ne hotel.
*Transferta drejt plazhit me te bukur ne Lefkada, plazhi Kathisma (Transferta hotel – Kathisma – hotel : kohezgjatja 45 minuta) e perfshire ne cmimin e paketes. Kohe e lire ne Kathisma per plazh dhe argetim ne beach baret e zones deri ne oren 16:00 dhe kthimi ne hotel.
*Mbremje e lire.
———————-
*Ne mbremje, opsionale Boat Party (Cmimi extra 15 euro/person me 1 pije te perfshire). Anija shnderrohet ne nje beach bar me Muzike, perfomance me DJ dhe drita, fishekzjarre, Coctails, per nje atmosfere mbreselenese. Anija do te ankorohet ne nje plazh te virgjer per disa ore, ku me guximtaret mund te lahen ne det. Muzika dhe festa nuk do te ndalet ne asnje moment. Anija do kete DJ me te mire te Lefkades qe do ju garantojne krijmin e nje super atmosfere te paharrueshme.

DITA 3: LEFKADA (SHETITJE ME TRAGET NE 7 ISHUJ)

*Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Nidrit (30 minuta nga hoteli dhe transferta do realizohet me transportin tone, sherbim i perfshire ne cmim) na pret trageti per te vazhduar lundrimin neper ishujt magjepses te Lefkadas.
E gjithe dita e trete do te jete e dedikuar per te vizituar bregdetet e Lefkades.
Lundrimi fillon ne mengjes duke pershkuar ishullin e Lefkades deri ne ndalesan e pare per plazh ne Porto Katsiki dhe Egremi. Kohe e lire per plazh ne Egremi dhe Porto Katsiki.
Turi me anije vazhdon me pas drejt plazheve dhe ishujve te njohur si Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo, ishulli Itaka (ku ka qendruar Odise sipas mitologjise) dhe shpella Papanikolis.
Ndalese gjithashtu ne ishullin Kafalonia per te vizituar qytetin port te Fiskardos.
Kthimi me pas ne portin e Lefkades ne Nidri rreth ores 18:00. Kjo shetitje e mrekullueshme eshte opsionale dhe kushton 35€ dhe ne cmim ka te perfshire edhe dreken, e cila konsumohet ne restorantin e anijes .
Lundrimi eshte i keshillueshem te ndiqet por jo i detyrueshem.
*Pas lundrimit, kthimi ne hotel. Mbremje e lire.

DITA 4: KOHE E DEDIKUAR PER PLAZH NE LEFKADA

*Mengjesi ne hotel.
*Transferta drejt qytezes se bukur Agio Nikita per plazh. (Transferta hotel – Agio Nikita – hotel:
kohezgjatja 30 minuta). e perfshire ne cmimin e paketes.
*Kohe e lire ne Agio Nikita per plazh dhe argetim ne beach baret e zones deri ne oren 17:00 dhe kthimi ne hotel.
*Mbremje e lire.

DITA 5: PLAZH NE PREVEZA

*Mengjesi ne hotel.
*Pas mengjesit nisja drejt Prevezes, ne Kanali Beach.
*Kohe e lire per plazh dhe argetim ne beach baret e zones deri ne oren 15:00.
*Pas dreke nisja per kthim ne Shqiperi
*Mberritja ne darke, fundi i sherbimit tone.

Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!

Shenime

Duhet të dini se:

➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara

1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të pëlqen?

Share on Facebook
Share on Twitter
Share on WhatsApp
Share on Pinterest