ZAKYNTHOS — 6 Dite (5 Nete)
Te perfshira
- Akomodimi ne hotel ZANTE ROYAL RESORT 4*
- Asistence me guide shqiptare gjate gjithe udhetimit
- Sherbimi All Inclusive gjate qendrimit ne Resort
- Te gjitha transfertat ne plazhet e ishullit te Zakynthos sipas programit
- Transporti me autobuz / minibuz turistik
- Perdorimi i pishines dhe rreshkiteseve te Resortit
- Animacione gjate pushimeve ne resort
Nisjet
25 Qershor
Çmimi 459€/P
2 Korrik
Çmimi 479€/P
9, 16, 23 Korrik
Çmimi 499€/P
1, 6, 11, 16, 21, 26 Gusht
Çmimi 499€/P
Programi i Detajar
DITA 1: Plazh ne sherbimin All Inclusive ne Zante Royal Resort 4 Yje
*Nisja drejt Greqise ne mbremje te dites se hene.
Ndalesa te shkurtra rruges per pushime dhe kalimi i
kufirit nga pika kufitare e Kakavijes.
Vazhdimi udhetimit duke pershkruar qytetin e
Janines dhe me pas autostraden IONIAN ROAD e
cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per
te shkuar me pas drejt portit te Killinit ku do te
marrim tragetin per ne Zakynthos.
Mberritja ne Zakynthos dhe akomodimi ne Zante
Royal Resort 4 Yje ne sherbimin All Inclusive.
Kohe e lire per plazh ne Resort.
DITA 2: Sherbim All Inclusive dhe plazh ne Resort / Eskursion ne Banana Beach dhe Porto Zoros
*Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive ne
Resort.
*Ne mbremje pas shijimit te darkes per klientet qe
deshirojne te shijojne jeten e nates te Zantes,
autobuzi i agjensise do te mundesoje falas
transferten Resort – Zante – Resort.
Nisja nga
Resorti ne oren 20:00. Kthimi nga Zante ne oren
00:30.
*Opsionale: Ekskursion ne Banana Beach nje nga
plazhet me te frekuentuara ranore ne ishull.
I
pozicionuar ne pjesen juglindore te Zakynthos dhe
rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujera te
kristalta dhe te ngrohta te detit Jon, ofron
infrastrukture dhe nje kulinari tradiconale te
shumellojshme.
Te rinjte dhe femijet mund te argetohen me
sportet e shumta ujore qe mundesohen ne pjesen
jugore te plazhit, ndersa ata qe duan te
eksplorojne mund te ecin gjate bregut drejt veriut
per ne plazhin shkembor te Porto Zoros.
Kohe e lire per plazh deri pasdite dhe kthimi ne
hotel. (Transferta Resort – Banana Beach – Resort
eshte e perfshire ne cmimin e paketes).
DITA 3: Sherbim All Inclusive dhe plazh ne Resort / Eskursion me Traget ne Navagios Beach (Shipwreck)
*Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive ne
Resort.
*Opsionale: Ekskursion me traget ne nje prej
plazheve me te famshem boteror NAVAGIOS
BEACH (Shipwreck)
Udhetimi yne fillon ne oren 08:30 me startimin nga
hoteli dhe ne oren 09:30 nga porti i Zantes nisemi
drejt veriut pergjate bregut lindor ose Zakynthos
duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me
peisazhet e tyre perrallore. Pasi te kalojme plazhet
me rere te Alikanas dhe Alikes, arrijme ne gjirin e
Shen Nikollen e pergjumur ne veri, nje nga fshatrat
me idilike te ishullit. Ndalesa jone e pare eshte tek
SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit ne
brendesi te shpelles krijojne lojera ngjyrash te
purpurte, te kuqe dhe blu ne muret e shpelles.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do te
veshtrojme nga larg nje nder qytezat me te vjeter
te Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit me ne
thellesi per ne Jug te ishullit ku me pak fat do te
mund te shohin edhe delfine!
Ndalesa jone tjeter 1 ore eshte vertet befasuese,
dicka qe shume prej jush e keni pare me pare por
deri tani vetem ne kartolina, si plazhin e famshem
NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si
SHIPWREKC).
Kohe e lire per plazh dhe per te shijuar bukurine
perrallore te Navagios.
Pas qendrimit ne Navagios vazhdimi i lundrimit ku
ju keshillojme te mbani celularet te karikuar per
foto, pasi lundrojme pergjate Lagunes fantastike te
Porto Vromi, i cili eshte fshati me i vjeter i
peshkatarve te Zakynthos dhe ka dy porte natyrale
plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund
te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur
ne shkemb.
Pas kesaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e
Delfinave, nje kompleks prej rreth njeqind
shpellash. Tre prej tyre jane me te medhenjte dhe
ne njeren prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet
ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per
fotografi, ku gjjithashtu do te mund te shikojme
perseri disa delfine.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me ne
jug ku do te vizitojme Shpellat e famshme te Keri.
Me pas kohe e lire per plazh dhe per nje notim
freskues ne plazhin Oasis.
Por Aventura jone Blu rreth ishullit te Zakynthos
nuk ka mbaruar me kaq ndaj beni gati celuaret tuaj
perseri per ishullin e Marathonissi. Shume vite me
pare Marathonissi ishte lidhur me nje rrip toke me
Zakynthos. Ky ishull eshte i famshem per breshkat
Caretta-Caretta te cilat jane edhe simboli i
Zakynthos. Nese jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk
jane te ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do
te keni mundesi te kapni ne foto nje nga momentet
tuaja me te paharrueshme te ketyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do te jete per plazh
dhe per te shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka ne
Vasiliko.
Gjate kthimit per ne qytetin e Zantes, do te
pershkrojme disa nga plazhe me breg te gjere si
Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St.
Nickolas Beach, Argasi… plazhe qe mund ti
vizitoni gjate pushimeve tuaj ne ishull.
Kthimi ne portin e Zantes rreth ores 18:00. (Kjo
shetitje e mrekullueshme kushton 30 eur per te
rritur dhe 20 eur per femijet (2 – 10 vjec) dhe
perfshin bileten e tragetit dhe transferten Resort –
Porti Zantes – Resort).
—–
(Shenim: Per plazhin Navagio momentalisht eshte i
mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi
ne plazh i njerezve, ndalesa qe behet ne kete plazh
eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje
njoftim te dyte per hapjen e plazhit.
Ndalesat e plazheve te lejuara per zbarkim qe do te
shfrytezohen nga anija, do te komunikohen nga
kapiteneria e anije
DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive ne
Resort.
*Opsionale: Ekskursion ne limanin Agios Sostis.
Limani ndodhet ne pjesen jugore te Laganas dhe
prane ishullit te mrekullueshem te Cameos. Sipas
deshires ju mund te zgjidhni te beni plazh ne ujerat
e kristalta ne bregun shkembor te ishullit i cili
lidhet me limanin me nje ure te varur druri, ose te
merrni varka te cilat ju cojne ne shpellat me ujera
termale te Kerit dhe Ishullin Marathonissi.
Gjithashtu ne kete zone do te keni mundesi zhytje
me maska te thjeshta dhe te vezhgoni e te notoni
prane breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka ne shpellat Keri dhe breshkave
Kareta – Kareta eshte nje eskursion shume i
rekomandueshem, dhe nje eksperience qe do te
deshironi ta perjetoni.
Kohe e lire per plazh dhe aktivitetet qe keni
perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Resort – limani
Agios Sostit – Resort eshte e perfshire ne cmimin e
paketes; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi
kushton 15 eur).
DITA 5: Plazh ne sherbimin All Inclusive ne Zante Royal Resort 4 Yj
*Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive ne
Resort.
*Ne mbremje pas shijimit te darkes per klientet qe
deshirojne te shijojne jeten e nates te Zantes,
autobuzi i agjensise do te mundesoje falas
transferten Resort – Zante – Resort. Nisja nga
Resorti ne oren 20:00. Kthimi nga Zante ne oren
00:30*Opsionale ekskursion ditor: Ekskursion ne
ishullin e Kefalonias, per klientet qe deshirojne te
vizitojne nje tjeter ishull magjepses te Greqise.
Udhetimi yne fillon ne oren 08:30 me startimin nga
hoteli dhe ne oren 08:30 nga porti i Zantes nisemi
drejt Kefalonias ku mberrime rreth ores 09:00 te
mengjesit. Ndalesa e pare do jete ne shpellen
befasuese te Drogaratit, e famshme per stalaktitet
dhe stalagmite, si edhe akustiken ku soprano e
njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizoje ne kete
shpelle nje nga koncertet e saj. Me pas do i
drejtohemi nje tjeter shpelle mahnitese dhe unike,
Melissani. Shpella ka nje liqen nentokesor, dhe
tavani i shpelles ka nje kurore te care e cila lejon qe
rrezet e djellit dhe gjelberimi te japin imazhin e nje
xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me nje bregdet romantik do
jete ndalesa per te konsumuar dreken ne nje nga
tavernat e zones, ndalese e planifikuar 1 ore.
Pas drekes sone nisemi ne jugperendim drejt
kryeqytetit te ishullit, Argostoli. Aty do te keni
mundesine te shetisni, beni disa pazare ose pini nje
kafe ne nje nga shume kafenete me arredimin
karakteristike te zones.
Kjo vizite nuk do te jete e plote pa nje ndalese
fotografike ne te famshmin Plazhi i Myrtos ku nese
koha e lejon, do te kalojme nga plazhi Sami dhe
Lassi per nje pamje panoramike. Turi yne
perfundon perseri ne Poros, ku do te jete anija
duke pritur per t’ju kthyer ne Zakynthos. Nisemi
nga Kefalonia ne oren 18:00 dhe mberrijme ne
Zakynthos ne ore 19:00. (Kjo shetitje e
mrekullueshme kushton 55 eur per te rritur dhe 35
eur per femijet (4 – 10 vjec) dhe perfshin bileten e
tragetit dhe transferten Resort – Porti Zantes –
Resort).
DITA 6: Ndalese ne Janine dhe Kthimi
*Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit, ne oren 10:30 nisja me traget nga
Zakynthos per ne portin e Killinit.
Mberritja ne Killini dhe vazhdimi udhetimit per ne
Shqiperi.
Ndalese ne Janine per pushime ne bulevardin buze
liqenit.
Pas ndaleses ne Janine kthim nga kufiri i Kakavise
per Shqiperi
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.
Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!
Shenime
Duhet të dini se:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.