LIQENI KOMO – LUGANO – MILANO — 2 Dite (1 Nete)
Te perfshira
- Biletat e avionit
- Akomodimi ne hotel 4*
- Shoqerues shqiptar
- Mengjeset dhe Darka
- Transfertat dhe Shetitjet me autobus
- Perdorimi i pishine se hoteli
- Biletat e tragetit ne Kapri
Nisjet
Programi i Detajar
Dita 1: LIQENI KOMO Lecco – Bellagio – Komo
Takimi ne aeroportin e Tiranes me shoqeruesin 2
ore perpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tirane – Bergamo (Milano).
Nisja ne oren 8:40 nga Tirana dhe mberritja ne
Bergamo ne oren 10:40
Pas mberritjes ne Bergamo udhetojme me autobuz
per ne Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di
Como ose Lario, eshte liqeni i trete me i madh
italian. I vendosur ne rreze te Alpeve, Liqeni Komo
ofron disa nga peizazhet me romantike dhe
piktoreske ne Itali. Forma e tij karakteristike e
permbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e
kombinuar me veprimin gerryes te lumit Adda. Kjo
coi ne formimin e dy degeve jugore qe kulmojne ne
qytetet Komo dhe Lecco, ne mes te te cilave
shtrihet Bellagio e famshme : 3 destinationet
kryesore te cilat jane edhe itinerari i turit tone.
Ndalesa e pare eshte ne Lecco, me pak i
frekuentuar nga turistet nderkombetare sesa
qytetet e tjera te Liqenit te Komos, eshte nje
destinacion ideal per ata qe duan te perjetojne
Liqenin e Komos larg turmave tipike te sezonit te
larte.Qyteti krenohet me nje nga shetitjet me te
bukura pergjate bregut te liqenit. Qendra e saj
historike, plot me bare dhe restorante, perfshin
ndertesa me gjurme te dukshme te historise se saj.
Qyteti eshte i famshem per “lokacionet e tij te
ndryshme Manzoniane” te permendura ne
romanin e njohur historik italian “Te fejuarit” nga
Alessandro Manzoni.Pas vizites ne Lecco
vazhdojme drejt Bellagio, nje perle e liqenit Komo,
qytetit te mahnit me qendren e tij te gjalle, plot me
dyqane tipike dhe rrugica shumengjyreshe ne stilin
e vertete italian. Ne Bellagio eksplorojme Parkun e
Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe me
pas shetisim neper fshatrat simpatike te Pescallo
dhe San Giovanni, secili te ofron nje paraqitje te
ndryshem ne hijeshine autentike te Bellagio-s.
Ndalesa e radhes ne Punta Spartivento per te
shijuar pamjet mahnitese te tre degeve te liqenit te
Komos dhe qyteteve te zones qendrore (si
Varenna, e cila mund te arrihet ne 15-20 minuta
me varke).
Turi vazhdon me viziten e fundit ne qytetin e
Komos, qyteti kryesor i Liqenit te Komos ne Itali, i
cili magjeps me perzierjen e tij te persosur te
kultures, arkitektures dhe bukurise natyrore.
Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe
bulevardi buze liqenit jane distance shume te afert
nga njeri – tjetrit
Muret mesjetare te Komos si edhe rrugicat me
sheshe magjepses jane lokacioni i restoranteve dhe
dyqaneve tradicionale, tregjeve qe shesin
prodhime vendase, dhe i Katedrales se Komos.
Ne zonen buze liqenit, ku ndodhet skela, mund te
vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e
madh qe rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe ne
bregun perballe, ju mund te merrni
edhe teleferikut per ne Brunate.
Pas vizites ne liqenin Komo transferta ne hotel ne
zonen e Monzas.
Akomodimi ne hotel.
Mbremje e lire.
Dita 2: LUGANO – MILANO
Mengjesi ne Hotel.
Nisja per ne Lugano me autobuz, per te vizituar
qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore te tij si:
Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco
Ciani, Piazza della Riforma etj.
Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit
mesdhetar, dhe parqet e shumta me bime
subtropikale si Parco Civico ne brigjet e liqenit ju
ftojne te shetisni dhe shijoni atmosferen. Prane
shetitores buze liqenit ndodhen edhe Kopshtet
Belvedere, ku parku krenohet jo vetem me
Kamelite (te njohura si trendafilat e dimirti) dhe
Vjollcat, por edhe bimet e panumerta subtropikale
dhe veprat moderne te artit.
Pas vizites ne Lugano nisja per ne Milano.
Vizite e qendres se Milanos si : Palazo Sforzesco,
Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e
Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Pas vizites se qytetit transferta ne aeroportin e
Bergamos
Fluturimi direkt Bergamo – Tirane.
Nisja ne oren 19:55 nga Bergamo dhe mberritja ne
Tirane ne oren 21:45
Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!
Shenime
Duhet të dini se:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.