ABU DHABI DHE DUBAI
Te perfshira
- Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
- Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
- Akomodimi në Hotel në Abu Dhabi dhe Dubai.
- Mëngjeset në Hotel
- Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
- Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
- Guida vendase në disa Shëtitje.
- Vetëm 1 çantë shpine.
SHTESA & OPSIONALE
- Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
- Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €60
- Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
- - Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
- - Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
Nisjet
3, 10, 17, 24 Qershor, 5 Dite
399 EUR / PERSONI
1, 15, 29 Korrik, 5 Dite
399 EUR / PERSONI
12, 19, 26, Gusht, 5 Dite
399 EUR / PERSONI
Programi i Detajar
DITA E PARE
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.
Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi (WIZZ-AIR).
Nisja
nga Tirana në orën 16:10 - Mbrritja në Abu Dhabi në orën 23:20.
Transferta me Autobus nga Aeroporti në
Hotel.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
DITA E DYTE
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Abu Dhabi me autobus.
Vizitë panoramike e të gjitha pikave
interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave
Formula 1, Parku Ferrari,etj).
Transferimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine
e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të
ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
DITA E TRETE
Mëngjesi në Hotel.
Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait
Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat
Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë
artificiale.
Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të
Dubait.
Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra
tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të
Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në
Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai
Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4
Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
DITA E KATERT
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në
shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe.
Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë
e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
DITA E PESTE
Mëngjesi në Hotel.
Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit.
Fluturimi direkt
Abu Dhabi - Tiranë .
Nisja nga Abu Dhabi në orën 11:45 - Mbrritja ne Tirane 15:35.
SHENIME
Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1.Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Renditja e ekskursioneve mund te ndyshojne ne varesi te disponibilitetit
Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj
validitet nga dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit dhe do te ndalohet kalimi nga
policia kufitare.