Neni 1

  1. BAZA LIGJORE VKM nr. 65, datë 21.1.2009,

“Për kontratat e paketave të udhëtimit”. Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve” i ndryshuar. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin”. Ligj nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar

Neni 2

FUSHA E ZBATIMIT

  1. Kjo kontratë rregullon marrëdhënien kontraktore për paketat e udhëtimit midis organizatorit dhe/ose shitësit dhe konsumatorit. Parashikimet e kësaj kontrate mbi organizatorin vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për shitësin, pasi shitësi është solidarisht përgjegjës me organizatorin për detyrimet që rrjedhin nga kontrata.

 Neni 3

PERKUFIZIME

  1. “Kontratë”: është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese. “Paketë udhëtimi”: është shërbimi që i siguron konsumatorit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve:
  2. – transporti; – strehimi; -shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë. “Agjenci”: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës. “Rezervim”: ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi të klientit. “Konfirmim”:
  3. a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose
  4. b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit. “Hotel”: ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar. “Rimbursim”: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument.

Neni 4

AGJENCIA

4.1. Detyrime të agjencisë

4.1.1. Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti shpreh interes. Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet, brenda orarit zyrtar dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, për çdo pyetje apo paqartësi të klientit.

4.1.2. Stafi i agjencisë është i detyruar ti ofrojë konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin. – Pasaporta shqiptare për udhëtimet me charter duhet të ketë vlefshmëri mbi 6 muaj. – Pajisja me vizë: Në rastet kur agjencia përgatit paketa turistike për udhëtime në destinacione ku kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë, agjencia do të lehtësojw procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhur dokumentet dhe dërgimin në ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi nëse klientit nuk i akordohet viza hyrëse. Klienti gjithashtu informohet për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk është e përfshirë në çmimin e paketës. – Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin e paketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klienti do të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit i cili mbulon kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.

 4.1.3. Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci.

 4.1.4. Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet sa më mirë nevojave të klientit për sa i përket rezervimit të hotelit, transportit etj. Nëse klienti ka zgjedhur të pranojë njërën nga ofertat e përgatitura nga agjencia, atëherë stafi i agjencisë do të përgjigjet vetëm për hotelet dhe transportin e përcaktuar në ofertë.

 4.1.5. Agjencia deklaron se është përgjegjëse për çdo ofertë të reklamuar në faqen online www.ektravel.com, në broshurat informuese dhe katalogët e prodhuara prej saj, si dhe çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë.

4.1.6. Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve ose sendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose në hotel.

  4.2 Informacioni

4.2 Informacioni paraprak

4.2.1. Stafi i agjencisë është i detyruar t’ju sigurojë 7 ditë para fillimit të udhëtimit: Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjencitë vendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t’i japin asistencë konsumatorit, nëse ndodhet në vështirësi.

 4.2.2. Në rast mungese të agjencive të tilla vendore, stafi i agjencisë do t’ju japë një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që ju mundëson kontaktimin me organizuesin.

 4.2.3. Stafi i agjencisë detyrohet t’ju informojë për oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe të japë detaje për vendet, që do të zihen nga udhëtuesi, si kabina ose shtrati në anije, ndarjet e fjetjes në tren etj. Në rregullat e agjencisë është parashikuar shoqërimi i grupeve me guide profesionale, vendase , shqiptare, si për programet kulturore  dhe për paketat e pushimeve, të cilët jo vetëm ju informojnë për detajet e udhëtimit por edhe janë pika juaj e kontaktit me agjencinë për çdo problem të mundshëm.

 4.2.4. Agjencia do t’ju vendosë në dispozicion kontratën e sigurimit me një shoqëri sigurimi e cila mbulon përgjegjësinë e saj për dëmet e shkaktuara, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë rastet e paaftësisë paguese e falimentimit.

 4.2.5.  Agjencia është e detyruar t’ju njoftojë me shkrim, për të gjitha kushtet e kontratës, si dhe t’ju japë një kopje të këtyre kushteve.

4.3 Anullimet

 4.3.1 Agjencia nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjencisë dhe klientit. 4.3.2. Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjencia ka të drejtë të anullojë udhëtimin. Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit në kur  promovohet një paketë, megjithatë do të bëhet gjithmonë i ditur në momentin e publikimit të paketës . Konsumatori do të njoftohet për këtë anullim 15 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

 4.3.3. Në se agjencia anullon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:

 – Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur organizatori a shitësi janë në gjendje t’ia ofrojnë

– Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në një rast të tillë organizatori ose shitësi duhet t’i kompensojnë klientit diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anulluar dhe asaj të ofruar; – Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.

 4.3.4. Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale, përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 4.3.1 dhe 4.3.2 të kësaj kontrate.

 4.3.5. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në 24 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

 4.3.6. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera për rezervimin tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimit të përcaktuara në këtë kontratë.

Anullimet

4.4 Procedurat e anullimit: Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet në zyrën e agjencisë dhe plotëson formularin përkatës për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë. Klienti duhet të paraqitet personalisht ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit (kur udhëtimi është rezervuar në grup). Në këtë rast, klienti duhet të telefonojë agjencinë, ndërkohë që përfaqësuesi është në zyrën e agjencisë, për të konfirmuar anullimin.

4.5 Detyrimet e agjencisë pasfazës së nisjes së udhëtimit Agjencia është e detyruar të përmbushë në mënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që cilësohen në kontratë, pavarësisht , nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë ngarkuar me detyrimet përkatëse.

4.6 Të drejtat e Agjencisë

4.6.1. Agjencia ka të drejtë të kërkojë çdo dokument të nevojshëm që mundëson realizimin e rezervimit të udhëtimit.

 4.6.2. Agjencia ka të drejtë të marrë, në kohën e duhur e mënyrën e caktuar me marrëveshje, çdo pagesë që klienti detyrohet.

4.6.3. Agjencia ka të drejtë të anullojë rezervimin e udhëtimit nëse klienti nuk kryen pagesat sipas marrëveshjes.

 4.6.4. Në rast anullimi të udhëtimit, agjencia ka të drejtë të mbajë nga shuma e paguar nga klienti, çdo komision apo shpenzim që ajo është detyruar të bëjë në mënyrë që të mundësohet udhëtimi i klientit.

Neni 5

 KLIENTI

 5.1 Të drejtat e klientit

5.1.1. Klienti ka të drejtë të përfitojë nga oferta sipas informacioneve të dhëna nga stafi i agjencisë.

 5.1.2. Klienti ka të drejtë të kërkojë informacion të detajuar mbi udhëtimin gjatë orëve të punës së agjencisë, në mënyrat e kontaktit të caktuara nga agjencia.

 5.1.3. Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim në rast të anullimit të udhëtimit për faj të agjencisë, në rast të ndryshimit të hotelit ose transportit për faj të agjencisë, në rast të mos plotësimit të paketës së ofruar nga agjencia.

 5.1.4. Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata e paketës së udhëtimit, pa asnjë shpenzim a penalizim nëse organizatori nuk është në gjendje t’i sigurojë kontratën e vlefshme të sigurimit

5.2 Detyrime të klientit

5.2.1. Klienti është i detyruar të kryejë pagesat sipas marrëveshjes së caktuar me agjencinë. 5.2.2. Klienti është i detyruar të paraqitet në vendin e nisjes në datën dhe orën e caktuar nga agjencia.

5.2.3. Klienti është i detyruar të japë numrin e pjesëmarrësve në udhëtim, nëse ai është përgjegjës për ta, ose nëse bëhet fjalë për udhëtim në grup.

 5.2.4. Konsumatori është detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas ligjeve dhe normave etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit. Konsumatori është i detyruar të dëmshpërbleje organizatorin për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi.

5.2.5. Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të marrë edhe kafshë shtëpiake me vete.

5.2.6. Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të ketë në ngarkim të mitur. Për të miturit që udhëtojnë pa praninë e të dy prindërve, nevojitet pajisja me prokurë nga prindërit.

5.2.7. Klienti është i detyruar të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjencinë, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, me mundësinë më të parë.

 5.2.8. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera sipas kushteve të përcaktuara për afatet e anullimit.

Neni 6

TRANSFERIMET APO NDRYSHIMET

6.1. Konsumatori në kontratën e paketës së udhëtimit, ka gjithashtu të drejtën të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet e parashikuara në paketën e udhëtimit. Në një rast të tillë, konsumatori ka detyrimin të njoftojë agjencinë, 15 ditë përpara nisjes, për qëllimet e transferimit të rezervimit të tij te një palë e tretë.

6.2. Konsumatori, i cili transferon të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës së paketës së udhëtimit dhe personi, te i cili transferohet paketa e udhëtimit, janë përgjegjës, solidarë dhe veçmas, tek agjencia për pagesën e një shume të caktuar nga çmimi i përgjithshëm dhe për çdo kosto shtesë, që rrjedh nga ky transferim. Shuma që do të paguhet varion në varësi të kohës së njoftimit si dhe kostove që vendosen nga furnitorët përkatës.

6.3. Stafi i agjencisë është i detyruar të mundësojë një ndërrim të itinerarit sipas kërkesave të klientit, brenda limiteve të përcaktuara në këtë marrëveshje.

Nëse ky ndryshim kërkon një kosto financiare, kjo kosto do të paguhet nga klienti.

Neni 7

AFATET

 7.1. Afati për për të kryer një rezervim është të paktën 14 (katërmbëdhjetë) ditë përpara datës së caktuar për kryerjen e një udhëtimi. Agjencia nuk është përgjegjëse nëse edhe brenda këtij afati, nuk ekzistojnë vende të lira në hotel ose në mjetin e transportit.

7.2. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 21 (njëzete e një) ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.

 7.3. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 10 (dhjetë) deri 20 (njëzetë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 50% të shumës së paguar për rezervimin. Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.

 7.4. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 4 (katër) deri 9 (nëntë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 30% të shumës së paguar për rezervimin. Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij.Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.

7.5. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3 (tre) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.

 7.6. Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.

Neni 6

 ÇMIMET

6.1. Përcaktimi i çmimit: Çmimi i paraqitur në faqen online ektravel.com, ose çmimi i marrë nga stafi në secilën prej zyrave të agjencisë, është çmimi përfundimtar i paketës ose ofertës turistike.

6.2. Agjencia është e detyruar të njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur Klientin, nëse përpara nisjes së udhëtimit, është e detyruar të kryejë ndryshime të rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të kontratës së paketës së udhëtimit, apo të rrisë çmimin në një masë më të lartë se 5% të çmimit përfundimtar të rënë dakord mes palëve, për t’i mundësuar atij marrjen e vendimeve të duhura dhe, në veçanti: – Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar ndryshimet e bëra dhe ndikimin e tyre në çmim. – Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar agjencinë brenda tre ditëve nga marrja njoftim por jo më vonë se dita e nisjes.

6.3. Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet në çmimin përfundimtar nëse ky ndryshim bëhet nga ana e hotelit, shtimit të taksave që paguhen në destinacion, detyrime të tjera të vendosura nga institucione shtetërore shqiptare ose të huaja. Për çdo rast agjencia do të njoftojë klientin sapo të jëtë njoftuar nga furnitorët e saj apo institucione te tjera. 8.4.Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet e çmimit në periudha të caktuara të vitit që konsiderohen si piku turistik i destinacionit të zgjedhur nga klienti. Pagesat për fëmijët ndryshojnë sipas ofertave të hotelit. Agjencia nuk është përgjegjëse për këto pagesa dhe për ndryshimet që mund të bëhen në çmim.

 6.5. Pagesa kryhet në total, në momentin e rezervimit. Sidoqoftë, në marrëveshje me agjencinë, pagesa mund të bëhet  ndarë në dy këste ku, 50% e çmimit përfundimtar paguhet në momentin e rezervimit dhe 50% paguhet 14 ditë përpara udhëtimit. Në rast mos pagese, agjencia nuk është e detyruar të mbajë rezevimin e kryer nga klienti. Agjencia mund të ndryshojë afatin prej 14 ditësh në periudhë të veçanta gjatë vitit që konsiderohen piku turistik.

6.6 Mënyra e kryerjes së pagesës

6.6.1. Me para në dorë në zyrat e agjencisë, në zyrat e agjencive partnere .

6.6.2. Me anë të kartës ë kreditit ose debitit Visa, Mastercard, Visa Electron  me anë të, nëse klienti paraqitet personalisht në zyrë.

 8.6.3. Me anë të transfertës bankare në llogarinë e agjencisë. Në këtë rast, klienti është i detyruar të dërgojë me faks ose e-mail një kopje të fletëpagesës së kryer në bankë.

Neni 8

 ANKESAT

  • Konsumatori ka të drejtë të ankohet tek organizatori, për çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej 10 ditësh nga përfundimi i udhëtimit. (Përfshirë këtu dhe detyrimin e klientit për të njoftuar menjëeherë mospërmbushjen e kontratës.) 8.2. Organizatori detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brenda afatit prej 20 ditësh nga marrja dijeni për ankesën.

Neni 9

9 ZGJIDHJA E MOS MARREVESHJEVE

 

Në rast mosmarrëveshje me klientin, agjencia do të bëjë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje me marrëveshje dhe të shpejtë me klientin.

Neni 10

E DREJTA E AUTORIT

10.1  “EK Travel” deklaron se faqa online ektraveltour.com është pronë e saj. Agjencia mban përgjegjësi për çdo material të pasqyruar në njërën nga faqet online.

10.2“EK Travel”  deklaron se informacioni mbi hotelet, rezortet dhe mjetet e transportit është marrë nga faqet zyrtare të hoteleve, rezorteve dhe mjeteve të transportit. Ky informacion rishikohet herë pas here në mënyrë që në faqe të jetë vetëm informacioni më i fundit.

10.3“EK Travel”  deklaron se në faqen e saj online pasqyrohet vetëm informacion i lejuar për publikun nga krijuesit e faqeve të hoteleve, resorteve dhe mjeteve të transportit. Informacioni dhe fotografitë nuk merret personalisht nga stafi i agjencisë, por vetëm nga faqet zyrtare të sipërcituara.

10.4. “EK Travel” deklaron se nuk ka të drejtë autori mbi materialin e cituar në pikën.

Neni 11

MIRATIMI I KONTRATES

  1. Miratimi i marrëveshjes së mësipërme bëhet nga personi juridik “EK Travel” . Çdo ndryshim në marrëveshjen e mësipërme bëhet nga personi juridik “EKTravel&Tour’’.

Neni 12

TE DREJTAT DHE DETYRIMET

 Mirëserdhët në faqen tonë të Internetit. Faqe internetit ka për qëllim t’ju asistojë gjatë kërkimit tuaj për udhëtimet që  planifikoni, t’ju japë informacion të plotë mbi llojshmërinë e shërbimeve që ne ofrojmë si dhe t’ju mundësojë kryerjen e rezervimeve për destinacionet që dëshironi. Përdorimi i shërbimeve tona, si në faqen e internetit apo dhe në çdo zyrë tonën është subjekt i kushteve, të drejtave dhe detyrimeve të Cituara

 Rregulli per pashaportat shqiptare ne udhetime: Pashaporta Shqiptare Duhet te jete me shume se 6 muaj e Vlefshme per te Udhetuar ne Turqi, Amerike dhe ne destinacionet e Charterimit, kurse per udhetimet ne Vendet te tjera 3 Muaj Vlefshmeri.