LEFKADA — 5 Dite (4 Nete)
Te perfshira
- Akomodimi ne hotel Lefkas 3* Superior
- Asistence me guide shqiptare gjate gjithe udhetimit
- Mengjeset
- Transporti ne Lefkada sipas programit
- Transferta hotel – plazh – hotel
Nisjet
25 Qershor
Çmimi 249€/P
3 Korrik
Çmimi 249€/P
10, 16 Korrik
Çmimi 299€/P
23 Korrik
Çmimi 319€/P
1, 6, 16, 21, 26, 31 Gusht
Çmimi 339€/P
Programi i Detajar
DITA 1: PLAZH NE PARGA
*Nisja nga Tirana ne mengjes ne oren 04.30.
Ndalesa te shkurtra rruges per pushime. Kalimi i
doganes nga pika kufitare e Qafe Bote.
* Mberritja ne Parga ne drek dhe kohe e lire per
plazh ne gjirin e Parges. Guida jone do jete nen
asistencen tuaj edhe per sugjerimin e restoranteve
per te konsumuar dreken.
Pasdite vazhdojme udhetimin drejt Lefkades
(Transferta Parga – Lefkada : Kohezgjatja 1 ore e 45
minuta).
Akomodimi ne hotel Lefkas 3 yje superior.
* Mbremje e lire per te shijuar jeten e nates ne
Lefkada, pasi hotel Lefkas eshte i pozicionuar ne
qendren e qytetit ku ju mundeson te shetisni
lirshem ne qytetin e Lefkas duke shijuar jeten e
nates te qytetit dhe gatimet tradicionale te
tavernave te ndryshem buze detit.
* Pozicionimi i hotelit ne qender te qytetit jep
komoditetin e perzgjedhjeve te restorantit sipas
deshires edhe buxhetit nga ushqimi i shpejt, gjirot
qe fillon me cmimin 4 euro, deri tek restorantet me
gatime mesdhetare dhe deti.
DITA 2: PLAZH NE KATHISMA
*Mengjesi ne hotel.
*Transferta drejt plazhit me te bukur ne
Lefkada, plazhi Kathisma (Transferta hotel –
Kathisma – hotel : kohezgjatja 45 minuta) e
perfshire ne cmimin e paketes.
Kohe e lire ne Kathisma per plazh dhe argetim ne
beach baret e zones deri ne oren 16:00 dhe kthimi
ne hotel.
*Mbremje e lire.
———————-
*Ne mbremje, opsionale Boat Party (Cmimi extra
15 euro/person me 1 pije te perfshire).
Anija shnderrohet ne nje beach bar me Muzike,
perfomance me DJ dhe drita, fishekzjarre, Coctails,
per nje atmosfere mbreselenese. Anija do te
ankorohet ne nje plazh te virgjer per disa ore, ku
me guximtaret mund te lahen ne det. Muzika dhe
festa nuk do te ndalet ne asnje moment. Anija do
kete DJ me te mire te Lefkades qe do ju garantojne
krijmin e nje super atmosfere te paharrueshme.
DITA 3: LEFKADA (SHETITJE ME TRAGET NE 7 ISHUJ)
*Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit do te nisim
aventuren BLU, ku ne portin e Nidrit (30 minuta
nga hoteli dhe transferta do realizohet me
transportin tone, sherbim i perfshire ne cmim) na
pret trageti per te vazhduar lundrimin neper ishujt
magjepses te Lefkadas.
E gjithe dita e trete do te jete e dedikuar per te
vizituar bregdetet e Lefkades.
Lundrimi fillon ne mengjes duke pershkuar ishullin
e Lefkades deri ne ndalesan e pare per plazh ne
Porto Katsiki dhe Egremi. Kohe e lire per plazh ne
Egremi dhe Porto Katsiki.
Turi me anije vazhdon me pas drejt plazheve dhe
ishujve te njohur si Meganisi, Scorpions, Porti
Fiskardo, ishulli Itaka (ku ka qendruar Odise sipas
mitologjise) dhe shpella Papanikolis.
Ndalese gjithashtu ne ishullin Kafalonia per te
vizituar qytetin port te Fiskardos.
Kthimi me pas ne portin e Lefkades ne Nidri rreth
ores 18:00. Kjo shetitje e mrekullueshme eshte opsionale dhe
kushton 35€ dhe ne cmim ka te perfshire edhe
dreken, e cila konsumohet ne restorantin e anijes .
Lundrimi eshte i keshillueshem te ndiqet por jo i
detyrueshem.
*Pas lundrimit, kthimi ne hotel. Mbremje e lire.
DITA 4: KOHE E DEDIKUAR PER PLAZH NE LEFKADA
*Mengjesi ne hotel.
*Transferta drejt qytezes se bukur Agio Nikita per
plazh. (Transferta hotel – Agio Nikita – hotel:
kohezgjatja 30 minuta). e perfshire ne cmimin e
paketes.
*Kohe e lire ne Agio Nikita per plazh dhe argetim
ne beach baret e zones deri ne oren 17:00 dhe
kthimi ne hotel.
*Mbremje e lire.
DITA 5: PLAZH NE PREVEZA
*Mengjesi ne hotel.
*Pas mengjesit nisja drejt Prevezes, ne Kanali
Beach.
*Kohe e lire per plazh dhe argetim ne beach baret
e zones deri ne oren 15:00.
*Pas dreke nisja per kthim ne Shqiperi
*Mberritja ne darke, fundi i sherbimit tone.
Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!
Shenime
Duhet të dini se:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.