STAMBOLL

STAMBOLL

Te perfshira

OPSIONALE

TE PAPERFSHIRA

Nisjet

1, 5, 6, 7, 8, 12, 13, 14, 15, 16, 20, 21, 22, 27, 28, 29 Qershor, 3 Dite
Çmimi 269€/PERSONI

4, 5, 6, 11, 12, 13, 18, 19, 20, 25, 26, 27 Korrik, 3 Dite
Çmimi 269€/PERSONI

Programi i Detajar

DITA E PARE

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi. Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë. Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë. Qëndrimi 1 orë.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel.

DITA E DYTE

Mëngjesi në Hotel.
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia Hyrja me pagese, 25 Euro.
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel Fjejte në hotel.

DITA E TRETE

Mëngjesi në Hotel.
Paradite të lirë.
Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Hyrja 15 Euro - Qëndrimi 2 orë
Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare. Të lirë në Qendrën Tregare.
Transferta për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.

SHENIME

-Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
-Hyrjet ne Dollmabahce, ne Topkapi jane me pagese. Pagesa behet me lira turke ne sportel dhe duke qene se cmimi ndryshon vazhdimisht per kete arsye nuk eshte afishuar ne pershkrim vlera.
-Dhomat do merrem mbas ores 12:00. Nese dikush deshiron qe dhomen ta marr sapo te mberrijne, atehere do i duhet te paguaj pagese extra per early check in.
-Taksa e qytetit nuk është e përfshirë. Klientet e paguajnë në recepsion. Vlera është 1.5 euro për person për natë.
-Per klientet qe zgjedhin opsionin e pare Golden Hill ose Comfort Life Hotel akomodimi do jete si me poshte sipas diteve: Cdo te Merkure, te Premte dhe te Djele ne Comfort Life dhe cdo te Enjte dhe te Shtune ne Golden Hill Hotel.
-Per sa i perket bagazheve, ne autobus per shkak te numrit te kufizuar te hapesires, lejohet nje bagazh per person.
-Per rastet qe bashke me grupin udhetojne tregtare edhe kane me teper bagazhe do duhet kthimin drejt aeroportit ta bejne me mjet tjeter privat.

Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!

Shenime

Duhet të dini se:

➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara

1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të pëlqen?

Share on Facebook
Share on Twitter
Share on WhatsApp
Share on Pinterest