TOSKANA – FIRENCE – PIZA

Pakete me Guide, me Avion

Nisjet

NË ÇMIM PËRFSHIHET

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET

Programi i Detajar

Dita 1 : PIZA – FIRENCE

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana për në Piza me fluturim direk
Pas mbërritjes në Piza në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin e Pizës duke shëtitur në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen:
– Kulla e Pises, e cila është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës.
-Sheshi Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si Piazza dei Miracoli ku ndodhet katedralja mesjetare e Pizës.
Pas vizitave në Pisa, nisja drejt qytetit të Firences.

Vazhdojme viziten ne qytetin e Firences ne atraksionet si:
-Porta Rossa , hoteli me i vjeter ne qytet i cili daton qe prej shekullit te XIII.
-Piazza della Signora
-Piazza Duomo Cathedral Santa Maria del Fiore
-Ponte Vecchio
-Uffizi Gallery.

Pas vizitave të qytetit të Firenzes, nisemi drejt hotelit.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Dita 2: TOSKANA

Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë:
-Museo della Opera
-Duomo di Siena
-Piaza del Campo
-Torre di Mangia

Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës. Pas vizitave, kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

Dita 3: TOSKANA

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, do të behet nisja me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës.
Pas përfundimit të vizitës në San Gimignano, nisemi drejt aeroportit të Pisës.
Fluturimi direkt Pisa – Tirane.
Mbërritja në aeroportin e Tiranës në mbrëmje.

Cmimet jane referenciale. Ju lutem kontaktoni me operatoret tane!

Shenime

Duhet të dini se:

➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara

1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të pëlqen?

Share on Facebook
Share on Twitter
Share on WhatsApp
Share on Pinterest